Maqedoni

Spitali i Shtipit dhe Koçanit, gjendja e pacientëve është stabile

16.03.2025 16:04

Gjendeja e pacientëve të shtrirë në Spitalin e Shtipit dhe Koçanit është stabile. Ata po marrin trajtimet e nevojshme thonë mjekët....

Në spitalin e përgjithshëm të Shtipit, trajtim mjekësor kanë kërkuar mbi 80 persona, me djegie të shkallës së lartë të cilët u transferuan në spitalet e Shkupit, kurse të tjerët me asfiksim dhe lëndime më të lehta trupore, u mbajtën për trajtim të mëtutjeshëm në spitalet e Shtipit.  Drejtoresha e spitalit, Serafimova, thotë se pas pranimit të pacientëve të pare, ndihmë kanë kërkuar nga spitalet e qytetit të Shkupit. 
 
“Në spitalin në Shtip për momentin janë 38 pacientë të hospitalizuar, në gjendje stabile homodinale, me djegie të thellë të duarve dhe këmbëve të shkallës së dytë. Pacientët me shkallë të tretë të djegies janë dërguar në klinikat e Shkupit për trajtim të mëtutjeshëm dhe gjenden në rrezik për jetën. (inivialnata tatriazha) Prej orës 3 deri në orën 5, në klinikën tonë janë sjellë mbi 80 pacientë, të njëjtëve u dhamë kujdes mjekësorë i dërguar për shërim të mëtutjeshëm tercial.”, tha drejtori i spitalit të përgjithshëm në Shtip, Vllatko Zahariev.
 
“Na erdhën pacientë me lëndime, të djegura, me asfiksim nga tymi. Pacientët që ishin me shkallë të parë të djegies, me djegie të lehtë, u mbajtën në spitalin e Kocanit, kurse të gjithë të tjerët u dërguan në Klinikën në Shtip. Ata që kishin djegie të shkallës së dytë, të tretë, apo të katërt u dërguan me urgjencë për trajtim në klinikat e Shkupit. Për fat të keq, shumica e pacientëve të vdekur janë ata që kishin lëndime më të rënda, duke u kapur nga atak paniku i momentit dhe kuptohet edhe nga frika, duke u munduar të dalin nga dera, mirëpo 150 persona nuk mund të dalin të gjithë përnjëherë nga një derë e vogël.”, drejtoresha e spitalit të përgjithshëm në Koçan, Kristina Serafimova.
 
Gjendja e pacientëve në spitalin e Koçanit dhe spitalet në Shtip është stabile, derisa pacientët në spitalet e qyetit në Shkup janë në gjendje më të rëndë, me çka në rast përkeqësimi të gjendjes së tyre, janë të hapura dhe mundësitë për shërim jashtë vendit. 
 
FITORE DEMOLLI