Tragjedia në Koçan, LSDM akuzon Ministrin, Toshkovski
LSDM akuzon Ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski....

LSDM akuzon Ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski për tragjedinë në Koçan. Ata thonë se nga ministri kanë pritur që në mënyrë precize do të kërkonte përgjegjësinë dhe të mos dëmtohej askush nga këto ngjarje, por ai nuk e bëri këtë por vendosi që të politizoj, thonë nga LSDM.
“Për fat të keq, press konferenca e fundit e Ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, na la pa fjalë dhe na detyroi që dhe ne të ragojmë”.
Mënyra se si ai në mënyrë aq të lehtë e hedh përgjegjësinë nga vetja dhe MPB, që ai drejton më shumë se 1 vit, është e frikshme .
“Të kujtojmë Toshkovskin se është Ministër tashmë 13 muaj. LSDM besoi se ministri do të kishte guxim dhe ta thoshte të vërtetën dhe nuk do të bëntë lajmërime, dhe kemi pritur që në mënyrë precize do ta ëkrkonte përgjegjësinë dhe të mos dëmtohej askush nga këto ngjarje. Ai nuk bëri një gjë të tillë. Toshkovski vendosi që të politizoj dhe akuzoj të tjerë, duke qenë ai drejtues i MPB-së dhe duke pasur ingerenca në çdo insitucion. Duam të pyesim Ministrin Toshkovski, se a nuk është turp që ju të mos jepni dorëheqje duke ditur se ky klub nate punon pa licencë 1 vit dhe e kujt duheshte të ishte përgjegjësia, nëse jo e juaja.”
“Ju lutemi përgjigjuni publikut se si policia ka qenë atje siç e thatç edhe vetë ju dhe nuk keni marrë hapa për mbylljen e këtij klubi që ka punuar kundër gjitha standardeve, dhe si mundet të punoj ky klub pas orës 7, edhe kur ka patur licencë, nuk e ka patur të lejuar. Zjarri ka ndodhur për arsye të mjeteve piroteknike, përse heshtni kur MPB ka kontroll mbi këta kompani që disponojnë me këto mjete dhe ndaj kujt ka ngritur kallëzim penal për ndezjen e këtyre mjeteve piroteknike. A është e vërtetë se ky klub është renovuar dhe është lejuar të punoj, kush ka dhënë pëlqim për këtë kur ju keni qenë në pushtet lokal dhe qëndror.” – thuhet në Kumtesën e LSDM-së.
