Maqedoni
Parashikimi i motit
17.03.2025 08:46
Kjo javë nis me mot të kthjellët por në alternim me vranësira, të cilat pritet të jenë të shpeshta në të gjithë territorin...

Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët. Në pjesën më të madhe të vendit pritet reshje shiu. Do të fryjë erë e fortë nga perëndimi në pjesët perëndimore dhe nga veriu në pjesët lindore.
Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin prej 2 deri në 8°C, ndërsa maksimalja do të arrijë në 11 deri në 20°C.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite dhe gjatë natës me reshje të kohëpaskohshme shiu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 5°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 15°C.
