Udhëzime se si t’ju drejtoheni fëmijëve në raste tragjedie
Në situata të tilla të padëshiruara, është e natyrshme që prindërit të ndihen të shqetësuar dhe të pasigurt....

Në situata të tilla të padëshiruara, është e natyrshme që prindërit të ndihen të shqetësuar dhe të pasigurt. Por megjithatë ata duhet të flasin me fëmijët e tyre, pavarësisht moshës, për krizën që po shohim. Këtu janë disa këshilla: së pari sigurojini fëmijët se janë të sigurt, se shërbimet po punojnë për të përballuar situatën. Mbani një rutinë me fëmijët tuaj dhe bëni aktivitete që i qetësojnë ata. Ajo ndërton besimin në aftësitë e tyre.
Filloni një bisedë dhe dëgjoni me kujdes pa e ndërprerë. Flisni për ngjarjen, sepse ata kanë dëgjuar për të, kufizoni kohën e shpenzuar për lajmet rreth ngjarjes dhe kini kujdes se çfarë shpërndani në mediat sociale. Është veçanërisht e rëndësishme që prindërit të përmbahen nga ndarja e lajmeve dhe fotove shqetësuese në grupet e formuara në nivel shkolle.
Në këtë mënyrë do të parandalohen efektet e dëmshme të spekulimeve dhe informacioneve të paverifikuara që do të shpërndahen në ditët në vijim. Bëhuni shembull për fëmijët tuaj se si të merren me përvojat stresuese. Flisni vetëm për informacionet e verifikuar, pranoni emocionet e pritura nga ngjarjet stresuese dhe mbani orarin tuaj të rregullt për të krijuar një ndjenjë kontrolli dhe sigurie. Nëse disa fëmijë ndiejnë nevojën për të folur më shumë ose janë gjithnjë e më të shqetësuar, drejtojini ata te psikologu i shkollës ose ndonjë profesionist tjetër.
