Maqedoni
Rreth 90 persona të lënduar nga zjarri po trajtohen në spitalet në të gjithë vendin, mbi 40 janë transferuar jashtë vendit
17.03.2025 09:13
Familjarët e viktimave të cilët janë transferuar për mjekim në Bullgari mund të marrin informacion për objektin kurues ku po qëndrojnë të dashurit e tyre në numrin e telefonit 02/ 8050 300...

Rreth 90 persona të lënduar nga zjarri në diskotekën "Pulse" po trajtohen në spitalet e vendit, mbi 40 janë transferuar jashtë vendit dhe tetë të tjerë kanë shkuar për trajtim në Kroaci dhe Rumani. Pacientë ka edhe në Serbi, Bullgari, Greqi dhe Turqi. Pesë personat e lënduar nga zjarri në Koçan janë shtruar në spitalet e Selanikut, dy tashmë i janë nënshtruar operacionit.
Familjarët e viktimave të ngjarjes tragjike në Koçan, të cilët janë transferuar për mjekim në Bullgari, mund të marrin informacion për objektin kurues ku po qëndrojnë të dashurit e tyre 24/7 nga personi kujdestar në Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Bullgarisë në numrin e telefonit 02/ 8050 300.
