Maqedoni
Ditë zie në Maqedoninë e Veriut, flamujt ulen në gjysmë shtizë
17.03.2025 09:43
Maqedonia mban zi pas tragjedisë së madhenë Koçan ku humbën jetën 59 persona...

Flamujt janë ulur në gjysmë shtizë.
Të paktën 59 persona kanë vdekur në orët e hershme të mëngjesit të djeshme në Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti në një klub nate.
Në lidhje me ngjarjen, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur shtatë ditë zie. Kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar përgjegjësi penale për të gjithë të përfshirët.
Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski ka thënë se sipas informacioneve të marra, zjarri ka shpërthyer si pasojë e mjeteve piroteknike që janë përdorur për efekt ndriçimi në koncertin e bendit ADN.
Ministria e Brendshme, në koordinim me Zyrën e Prokurorit Publik ka thënë se janë 20 të dyshuar, 15 prej të cilëve janë ndaluar nga policia.
