Maqedoni
Kryqi i Kuq ka vënë në funksion të gjithë mekanizmat
17.03.2025 10:32
Automjetet e Kryqit të Kuq nga programi i transportit sanitar janë vënë në funksion nga institucionet e sistemit.....

Organizata e Kryqit të Kuq ishte e para që doli në teren në bashkëpunim me institucionet shtetërore. Kjo organizatë po kontribuon në ofrimin e mbështetjes së nevojshme për familjet e të pësuarve nga zjarri në diskotekën në Koçan. Sekretari Gjeneral i Kryqit të Kuq Sait Saiti tha se kanë dërguar ndihma në spitalin e Koçanit me batanije, shtroje dhe karroca. Automjetet e Kryqit të Kuq nga programi i transportit sanitar janë vënë në funksion nga institucionet e sistemit.
“Ajo qe bënim në teren ndihma që u japim nëpërmjet ekipeve tona për ndihmë psikologjike gjithashtu kemi ndihmuar me batanije karroca edhe në ekipe shtesë. Ekipet tona qëndronin edhe në Shkup se të lënduar kishte edhene Shkup te spitali 8 Shatori, te qyteti si dhe në qendrën klinike deri në orët e vona ekipet shtesë ishin në teren.”, tha Sekretari Gjeneral i Kryqit Te Kuq Sait Saiti
Organizata Kryqi i Kuq ka vënë në funksion të gjithë mekanizmat për ndihmë humanitare për të lënduarit dhe familjet e viktimave.
“Aktivizuam mekanizmat tona të brendshme për mobilizimin e ndihmës humanitare. Prej dje kemi hapur numrat e telefonit për ndihmë 143-400 ku qytetaret, munde te donojnë 100 denarë gjithashtu kemi aktivizuar edhe xhirollogaritë e fondit te solidaritetit një kontribut një solidaritet vjen në shprehje këtë herë.”, tha Saiti.
Organizata e Kryqit të Kuq, do të vazhdojë të jetë e pranishme në terren për të ofruar mbështetje dhe ndihmë të nevojshme për të prekurit nga ngjarja e fundit që ka ndodhur në Koçan.
REJHANE MERTAJ
