Maqedoni

51 pacientë trajtohen jashtë vendit pacientët në Bullgari e Serbi në gjendje të vështirë shëndetësore

17.03.2025 10:43

51 pacientë janë transferuar jashtë vendit dhe tetë të tjerë po shkojnë për trajtim në Kroaci dhe Rumani...

51 pacientë janë transferuar jashtë vendit dhe tetë të tjerë po shkojnë për trajtim në Kroaci dhe Rumani. Pacientë ka edhe në Serbi, Bullgari, Greqi dhe Turqi. Gjendja e pacientëve në Bullgari është e rëndë por ekipi mjekësor po bën gjithçka që pacientët të marrin kujdesin e duhur pas djegieve termike. 
 
“Gjendja e të gjithë pacientëve është e rëndë, me djegie në trup, gjymtyrë të sipërme dhe fytyrë, si dhe në rrugët e sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes, gjë që e komplikon edhe më shumë gjendjen e tyre shëndetësore. Tre prej pacientëve janë intubuar, ndërsa pjesa tjetër do t'i nënshtrohet një vlerësimi shtesë mjekësor dhe planit terapeutik. Do të bëhet gjithçka e nevojshme, spitali i ka të gjitha resurset e nevojshme. Të gjithë pacientët janë sjellë në gjendje të rëndë të goditjes termike, e cila është një kërcënim serioz për organizmin, pavarësisht shpejtësisë së ndërhyrjes mjekësore. Qëndrat e furnizimit me gjak në Sofje, Plovdiv dhe Stara Zagora iu përgjigjën nevojave të spitalit për gjak, por dhurimi i gjakut nuk duhet të ndalet dhe mbetet një nevojë e vazhdueshme.”, u shpreh drejtori i spitalit Pirogov në Bullgari, Valentin Dimitrov.
 
Në Klinikën e Serbisë gjendja e pacientëve është klasifikuar si e rrezikshme për jetë. 
 
“Në qendrën urgjente të klinikës universitare në Serbi janë pranuar 9 pacient, ndërsa tre në akademinë ushtarake mjekësore. Menjëherë pas pranimit kanë filluar dhe përfunduar procedurat e diagnostikimit. Të lënduarit kanë plagë nga djegiet që përfshijnë prej 2 deri në 28 përqind të trupit. Të gjithë pacientët tregojnë simptoma dhe shenja të dëmtimit apo kontakt me gazërat toksike që shkaktohen nga zjarri. Disa prej tyre kanë djegie edhe në organet e sipërme të frymëmarrjes të shkaktuara nga ajri i nxehtë. Deri tani lëndimet janë klasifikuar si serioze, të rrezikshme për jetë. Pacientët tanë janë të ri, nga mosha 18 deri në 35 vjeç. Trajtimi i tyre vazhdon dhe ka nevojë për trajtim disa javorë.”, u shpreh Millan Stojiçiq, mjek në klinikën universitare në Serbi.