Maqedoni

Prokuroria Publike Themelore zgjeron ekipin e prokurorëve

17.03.2025 10:54

PThP ka zgjeruar ekipin e saj të prokurorëve për të përcaktuar sa më parë shkaqet për shpërthimin e zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan...

Prokuroria Themelore Publike ka zgjeruar ekipin e saj të prokurorëve për të përcaktuar sa më parë shkaqet për shpërthimin e zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan, ku si pasojë e saj 144 të rinjë u lënduan dhe 59 prej tyre tragjikisht humbën jetën. 
 
Ekipi i zgjeruar i PThP-së për këtë rast aktualisht përbëhet nga 2 prokurorë publike nga Koçani, 2 prej Prokurorisë së Shtipit dhe 5 të tjerë nga Prokuroria e Shkupit. Njëherit gjatë mbrëmjes PThP ka lëshuar edhe disa urdhëra shtesë, ndër të cilave është edhe urdhëri për kontrollimin e serverëve dhe një kompjuter në Ministrinë e Ekonomisë si dhe urëdhëri për ekspertizë grafologjike të nënshkrimeve në dokumentacionin e caktuar të dhënë për këtë diskotekë. Ekipet hetuese vijojnë të jenë në vendngjarjen dhe të grumbullojnë prova dëshmuese për këtë rast.
 
REXHEP QAMILI