Maqedoni

Taravari: Gjendja e pacientëve është stabile, pacientët nga Koçani dhe Shtipi janë transferuar

17.03.2025 11:07

Të gjithë pacientët që janë hospitalizuar në spitalet e vendit por edhe jashtë shtetit janë në gjendje stabile....

Të gjithë pacientët që janë hospitalizuar në spitalet e vendit por edhe jashtë shtetit janë në gjendje stabile. Këtë e bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, i cili potencoi se ka pacientë që kërkojnë ekzaminime edhe gjatë ditë së sotme. 
 
“Gjendja e Pacientëve që dje ishin te hospitalizuar është relativisht stabile, fatmirësisht asnjë prej pacientëve nuk ka pas komplikime. Deri tani në klinikat e Shkupit ka 84 pacientë, 51 pacientë janë jashtë vendit. Në Turqi janë 9 pacientë, në Bullgari 14, në Greqi 5, në Serbi 17, në Hungari 2 dhe në Romani 4. Sot shpresoj se do të shkojnë edhe një fluks i pacientëve në Slloveni 4, në Kroaci 4, në Austri 6 dhe në Beograd edhe 12 pacientë. Gjithashtu ka edhe disa raste të reja, kemi pacientë që dje nuk janë paraqit aspak te mjeku por sot kanë paraqitur simptome të caktuara dhe janë paraqitur dy pacientë në Shtip. Sot mendoj se situata është nën kontroll, kanë arritur mjek nga disa shtete tjera. Do ti shpërndajmë nëpër Klinikat ku ka nevojë që të punojnë bashkë me mjekët tanë dhe ti shpërndajnë përvojat e tyre”, deklaroi Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.
 
Pjesa më e madhe e pacientëve të hospitalizuar janë me djegie trupore të shkallës së dytë dhe të tretë, edhe atë në një sipërfaqe të trupit prej 10, 20, dhe 30 përqind. Mund të them që faza e parë  që  është hospitalizomi dhe pranimi i pacientëve ka përfunduar qysh ditën e djeshme, tani jemi në fazën e dytë. Jemi kritikuar ditën e djeshme për mungesën e qendrave  kundër djegieve, megjithatë edhe po të kishim do të numëronin ndoshta 4 apo 5 bokse, dhe sigurisht që sërisht nuk do të mund të kishim për trajtimin e menjëhershëm të 150 apo 160 pacientëve menjëherë. Kjo do të thotë se ne çdo qendër mjekësore apo spital ku pranohen pacientë me lëndime të tilla dhe djegie, pranohen nga 4, 5 apo 6 pacientë dhe jo me tepër. Dhe sa i përket fazës së tretë që ka të bëje me infektimet, respektivisht bëhet fjalë për dëmtime të mëdha të lekurës, andaj ato duhet të trajtohen me kujdes jashtëzakonisht të madh, të vendosur në dhoma sterile.”, deklaroi drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor Sasho Klekovski.