Maqedoni

Institituti i Mjeksisë Ligjore: Po realaizohet autopsia e 59 trupave

17.03.2025 11:27

Po kryhet autopsia dhe identifikimi i viktimave për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes...

Në Institutin e mjeksisë ligjore, aktualisht po zhvillohet autopsia dhe identifikimi i 59 viktimave nga tragjedia në diskotekën në Koçan. Drejtori i këti institute thotë se po punohet në mënyrë intensive që trupat e pajetë të viktimave, sa më shpejt tu dorëzohen familjarëve.

Nga Instituti i mjekësisë ligjore kanë njoftuar se kanë kapacitet dhe përvojë të mjaftueshme për të realizuar autopsinë dhe identifikimin e viktimave si mënyra e vetme për të arritur tek shkaku i vërtetë i vdekjes.
 
“Mbrëmë ka filluar autopsia dhe procesi për identifikim dhe janë në rrjedhë e sipër.Punojmë më shpejtë sa është e mundur që që të mund familjarët ti marrin trupat e viktimave.”, u shpreh për TVM drejtori i Insitutit të Mjeksisë Ligjore Aleksandar Stankov.
 
Dje, para spitalit të Koçanit u shkaktuan tensione të shkurta, ku familjarët refuzonin që trupat e pajetë të familjarëve të tyre të transportohen për autopsi në Shkup. Por pas bisedimeve të prokurorëve publik me familjarët ,ata pranuan autopsinë e trupave të viktimave pasi që do të ndihmojë si dëshmi që të përcaktohet shkaku i vdekjes ,në mënyrë që provat e mëtejshme të përdoren në procedurat e mundshme gjyqësore.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI