Maqedoni
Tragjedia në Koçan, Mali i Zi shpall ditë zie
17.03.2025 11:38
Mali i Zi sot ka shpallur ditë zie pas tragjedisë së paprecedentë në Maqedoninë e Veriut.

Mali i Zi sot ka shpallur ditë zie pas tragjedisë së paprecedentë në Maqedoninë e Veriut. Parlamenti i Malit të Zi shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.
Ngushëllime ka shprehur edhe kryeministri Milojko Spajiq, i cili ka thënë se lajmi për ngjarjen tragjike e ka pritur me pikëllim të madh.
“Qeveria e Malit të Zi është e gatshme të qëndrojë pranë popullit mik të Maqedonisë së Veriut në të gjitha mënyrat e nevojshme në këtë kohë të vështirë. I uroj familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të lënduarve. Mendimet tona dhe lutjet janë me Maqedoninë e Veriut”, tha Spajiç.
