Maqedoni
Toshkovski: Mjetet piroteknike i ka sjell bendi muzikor
17.03.2025 11:52
Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski bëri të ditur se mjetet piroteknike i ka sjell bendi muzikor apo anëtari që tani më është i vdekur....

Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski bëri të ditur se mjetet piroteknike i ka sjell bendi muzikor apo anëtari që tani më është i vdekur. MPB po realizon biseda informative me persona të involvuar, ndërsa të dy persona kanë gjetur armë dhe municion. Hetimet vazhdojnë, ndërsa opinioni do të informohet në kohë tha Toshkovski.
“Nga biseda me një anëtar të grupit DNK është vërtetuar se mjetet piroteknike në diskotekë i ka sjellur bendi, për fat të keq personi i cili ka qenë i angazhuar për përdorimin e tyre ka ndëruar jetë. Lëshimi I fletarrestim për 4 persona është tërhequr për shkak se të njëjtit janë siguruar. Në stacionin policor në SPB Shkup dhe SPB Tetovë janë privuar nga liria gjithsej 5 persona me të cilët po zhvillohen biseda me pjesëtarët e policisë mes të cilëve edhe një ish ministër. Në orën 17 nga ana e prokurorit publik është dhënë urdhër për bastisje në shtëpi dhe hapësira për dy persona zyrtarë në ministrinë e ekonomisë ku gjatë bastisjes janë marë paisje teknike, dokumentacion, armë dhe municion. Pas ndërmarrjes së masave është vërtetuar se subjekti juridik nuk ka licencë për punë. Dhënia e licencave është nën kompetencë të ministrisë së Ekonomisë dhe nga shqyrtimi në regjistrin qëndror subjekti juridik nuk ka pasur licencë valide. Pronari gjatë kontrollove ka paraqitur licencë të falsifikuar të dhënë me 13.03.2024.”, tha Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.
