Maqedoni

Zjarri në Koçan, Toshkovski: Mjetet piroteknike i solli “DNK”

17.03.2025 14:06

Mjetet piroteknike të cilët duhej të zbukuronin festën në diskotekën “Puls” në Koçan, janë shkak i shpërthimit të zjarrit...

Mjetet piroteknike të cilët duhej të zbukuronin festën në diskotekën “Puls” në Koçan, janë shkak i shpërthimit të zjarrit, në të cilën gjithsej u lënduan 163 persona  prej të cilëve 59 tragjikisht humbën jetën. Numri “një” i MPB - së Pançe Toshkovski tha se mjetet e shpërthimit i ka sjellur njëri prej grupit muzikor “DNK”, i cili tani më ka ndërruar jetë. Sipas tij, edhe pse është dashur të paraqesin sasinë e mjeteve piroteknike  si për çdo spektakël apo manifestim më të madh, ata nuk e kanë bërë këtë në SPB-në e Koçanit. 
 
“Nga biseda me një anëtar të grupit DNK është vërtetuar se mjetet piroteknike në diskotekë i ka sjellur bendi, për fat të keq personi i cili ka qenë i angazhuar për përdorimin e tyre ka ndërruar jetë. Në lidhje me mjetet piroteknike do të bëhet raport në gjykatë dhe më pas do të bëhet kërkesë në MPB, ku do të përcaktohet më tej nëse ato mund të ishin përdorur pa certifikatë. Në objekt janë konstatuar një sërë parregullsish të cilat i ka përmendur edhe prokurori publik.”, tha Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.  
 
Toshkovski: Koncerti u mbajt në të zezë
 
MPB në koordinim me organet ndjekëse është duke e koordinuar procedurën hetimore lidhur me këtë tragjedi njerëzore. Deri në këto momente, MPB ka arritur të detektojë rreth 23 të dyshuar, 11 prej të cilëve akoma merren në pyetje rreth kësaj. Në mesin e tyre, siç tha Toshkovski është edhe një ish - ministër i cili përgjigjet institucionalisht se si dhe në çfarë mënyrë ajo ministri ka lëshuar dokumente për pronarin e kësaj diskoteke. Bisedë është kryer edhe me kryetarin e komunës së Koçanit, nëse konstatohet se ka bërë diçka në kundërshtim me ligjin, do të mbajë përgjegjësi, tha Toshkovski. Pa dashur të zbulojë detaje të hollësishme, Toshkovski paralajmëroi se gjatë ditës së hënë ky numër do të ndryshojë, pasi që hetimi do të zgjerohet, duke arrestuar dhe marrë  në pyetje edhe disa zyrtar dhe ish - zyrtar dhe përfaqësues të institucioneve aktuale dhe të dikurshme nga MPB dhe të tjera. Toshkovski përbetohet se nuk do të ketë mëshirë për askënd i cili ka gisht në gjithë këtë tragjedi.
 
“Në stacionin policor në SPB Shkup dhe SPB Tetovë janë privuar nga liria gjithsej 5 persona me të cilët po zhvillohen biseda me pjestarët e policisë mes të cilëve edhe një ish- ministër. Në orën 17 nga ana e prokurorit publik është dhënë urdhër për bastisje në shtepi dhe hapësira për dy persona zyrtarë në ministrinë e ekonomisë ku gjatë bastisjes janë marë paisje teknike, dokumentacion, armë dhe municion. Pas ndërmarjes së masave është vërtetuar se subjekti juridik nuk ka licencë për punë. Dhënia e lincencave është nën kompetencë të ministrisë së Ekonomisë dhe nga shqyrtimi në regjistrin qëndror subjekti juridik nuk ka pasur lincene valide. Pronari gjatë kontrollove ka paraqitur licencë të falsifikuar të dhënë me 13.03.2024.”, tha Toshkovski.  
 
Objekti ku shpërtheu zjarri fare nuk ka qenë i përshtatur për organizimin e manifestimeve të tilla, ai ka qenë për veprimtari të lehtë tha Toshkovski duke thënë se ai objekt ka pasur vetëm dy hyrje dhe ka pasur vetëm dy pajisje për shuarjen e zjarreve. Koncerti është mbajtur ilegalisht në të zezë, pa mos pasur marrëveshje me shkrim mes organizatorit dhe grupit muzikor. Në momentin e shpërthimit të zjarrit ka pasur rreth 500 persona të pranishëm. Toshkovski tha se vendi ynë nuk ka një sistem të përcaktuar qartë me të cilën do të parandalonin ngjarje kaq të tmerrshme. Vlerësoi se kemi dobësi sistematike në këtë drejtim duke e pamundësuar kontrollin.   
 
REXHEP QAMILI