Maqedoni

Kumanovë, 2 milionë denarë për familjet e viktimave dhe të lënduarit në Koçan

17.03.2025 14:23

Nxënësit e Kumanovës me ndezjen e qirinjtëve në sheshin e qytetit u solidarizuan me viktimat e zjarrit në Koçan.

Edhe qytetarët e Kumanovës po solidarizohen me familjarët e viktimave dhe të lënduarit në zjarrin në diskotekën Puls në Koçan, ku 59 veta humbën jetën kurse 150 të tjerë morën lëndime.
 
Me këtë rast nxënësit e Kumanovës me ndezjen e qirinjtëve në sheshin e qytetit u solidarizuan me viktimat e zjarrit në Koçan.
 
Ndërkaq Këshilli i Kumanovës, në një seancë të jashtëzakonshme, solli propozim vendimin që të ndajë 2 milionë denarë edhe atë 1 milion denarë për familjet e viktimave dhe 1 milion për të lënduarit.
 
"Bëhet fjalë për njerëz mjaft të rinjë, të cilët për  shkaqe të panjohura humbën jetën në diskotekë. Ne si këshill komunal, sollëm vendimin që nga buxheti komunal të ndajmë 2 milionë denarë edhe atë 1 milion denarë për familjet e viktimave dhe 1 milion denarë për të lënduarit në tragjedinë në diskotekën në Koçan", njoftoi Ivana Georgievska, Kryesuese e Këshillit të Kumanovës.
 
Ndër të vdekurit në Koçan është edhe muzikanti Filip Stevanovski nga Kumanova, i ndjeri ishte anëtar i grupit të dyshes DNA.
 
FATLUM AQIFI