Maqedoni
Tragjedia në Koçan, studentët me 7 minuta heshtje për viktimat
17.03.2025 14:57
Studentët e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup kanë organizuar një marsh solidariteti për 59 viktimat në tragjedinë e Koçanit...

Studentët e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup kanë organizuar një marsh solidariteti për 59 viktimat në tragjedinë e Koçanit. Marshi u zhvillua në kampusin universitar, ku studentët dhe stafi akademik u mblodhën për të shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen e tyre për familjet e prekura me 7 minuta heshtje.
“Fillimisht ju drejtohem si qenie njerëzore, si prind, pikëllimi im është i pamasë, i gjithë komuniteti akademik i Universitetit është i pamasë për këtë humbje, për humbjen e parakohshme të jetëve të të rinjve në një tragjedi të përmasave të papara, sidomos për një vend të vogël si ky i yni. Është detyra jonë, jo vetëm të kujtojmë ata që humbën jetën, por edhe të tregojmë humanizmin dhe solidaritetin tonë në këto momente më të vështira. Veprimet tona le të jenë ndihma jonë.”, u shpreh rektorja e universitetit Biljana Angelova.
Studentëve iu drejtua edhe Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska e cila shprehi ngushëllimet e saja te sinqerta.
“Poeti ynë i madh tha: “Nëse ke diçka të pathëne, diçka që të shtyn dhe të djeg, varrose në heshtje të thellë, heshtja vetëm do të flasë”. Ndjeva praninë dhe dhembshurinë tuaj në këtë moment! Unë jam edhe nënë edhe motër edhe teze dhe e kuptoj se çfarë po ndodh.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska.
Gjate fjalimit te Rektores se universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” Biljana Angelova dhe ministrja Vesna Janevska u përkeqësua gjendja shëndetësore e 3 studenteve me ç’rast kërkuan ndihmën e pare nga studentet e mjekësisë.
VALBONA FAZLIU
