Maqedoni

Spitali i qytetit 8 Shtatori: Pacientët janë në intensiv por në gjendje stabile

17.03.2025 15:08

Në Spitalin e qytetit 8 shtatori deri më tani numrat e pacientëve të cilët janë në mjekim intensiv Janë 7, 9 prej tyre janë në traumatologji dhe ortopedi dhe 4 po përgatiten për të shkuar në Turqi....

Nga drejtoria e Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup thotë se të gjithë pacientët e hospitalizuar po trajtohen në mënyrë të përshtatshme dhe janë në kuadër të parametrave stabil.  
 
“Deri më tani në këtë spital janë pranuar 28 pacientë të lënduar. Aktualisht, 15 pacientë ndodhen ende në trajtim, nga të cilët: 7 pacientë janë në kujdes intensiv, por në gjendje të stabilizuar, 8 pacientë ndodhen në repartet e zakonshme dhe janë gjithashtu në gjendje të qëndrueshme. Fatmirësisht, nuk ka raportime për viktima në këtë spital.”, tha drejtori i spitalit 8 Shtatori Sinisha Stojanovski.
 
Stojanovski gjithashtu informoi se për shkak të nevojës për trajtim më të specializuar, janë realizuar 13 transferime të pacientëve, të cilët ishin të intubuar, por me parametra të stabilizuar. 6 pacientë janë dërguar në Turqi, 2 në Serbi, 1 në Lituani, 1 në Vjenë (Austri), 2 në Slloveni, 1 pacient është transferuar në klinikën private “Zhan Mitrev” me kërkesë personale. Gjendja e pacientëve të mbetur po monitorohet nga afër nga ekipet mjekësore, ndërsa spitali vijon të ofrojë trajtim intensiv për të gjithë të lënduarit që ndodhen ende aty.
 
ARDITA RAMADANI