Maqedoni

Taravari: 51 pacientë në trajtim jashtë vendit

17.03.2025 15:17

51 persona të lënduar në zjarrin në diskotekën në Koçan janë dërguar për trajtim mjeksor jashtë vendit...

51 persona të lënduar në zjarrin në diskotekën në Koçan janë dërguar për trajtim mjeksor jashtë vendit, bën tël ditur minsitri i shëdnetësisë Arben Taravari. 
 
“Në Turqi janë 9 pacientë, tre në Stamboll dhe 6 në Ankara, të cilët ndodhen në gjendje stabile, 14 në Bullgari, tre në varna, 3 në Pllovdiv dhe 8 pacient në Sofje.  Në Greqi në Selanik janë 5 pacientë, Në Serbi 17, 4 në Lituani dhe dy pacient në Hungari përkatësisht në Budapest.”, deklaroi Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.
 
Taravari: Edhe 26 pacientë dërgohen jashtë vendit sod
 
Taravari njëherit bëri të ditur se deri në fund të ditës për trajtim jashtë vendit do të dërgohen edhe 26 pacientë, edhe atë në Slloveni 4, në Kroaci 4, në Austri 6 pacientë dhe në Beograd 12 pacientë. Deri në fund të ditës në vend do të mbeten 58 pacientë bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë. 
 
Mjekët në Bullgari dhe Serbi: Pacientët në gjendje të rëndë shëndetësore
 
Nga Spitali Universitar “Pirogov” në Sofje, bëjnë të ditur se gjendja e 14 pacientëve që po trajtohen atje është e rëndë. 
 
“Gjendja e të gjithë pacientëve është e rëndë, me djegie në trup, gjymtyrë të sipërme dhe fytyrë, si dhe në rrugët e sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes, gjë që e komplikon edhe më shumë gjendjen e tyre shëndetësore. Tre prej pacientëve janë intubuar, ndërsa pjesa tjetër do t'i nënshtrohet një vlerësimi shtesë mjekësor dhe planit terapeutik. Do të bëhet gjithçka e nevojshme, spitali i ka të gjitha resurset e nevojshme. Të gjithë pacientët janë sjellë në gjendje të rëndë të goditjes termike, e cila është një kërcënim serioz për organizmin, pavarësisht shpejtësisë së ndërhyrjes mjekësore.”, u shpreh drejtori i spitalit Pirogov në Bullgari, Valentin Dimitrov.
 
Gjendja shëndetësore është e rëndë edhe e 17 pacientëve që po trajtohen në Serbi thonë mjekët. 
 
“Në qendrën urgjente të klinikës universitare në Serbi janë pranuar 9 pacient, ndërsa tre në akademinë ushtarake mjekësore. Menjëherë pas pranimit kanë filluar dhe përfunduar procedurat e diagnostikimit. Të lënduarit kanë plagë nga djegiet që përfshijnë prej 2 deri në 28 përqind të trupit. Të gjithë pacientët tregojnë simptoma dhe shenja të dëmtimit apo kontakt me gazërat toksike që shkaktohen nga zjarri. Disa prej tyre kanë djegie edhe në organet e sipërme të frymëmarrjes të shkaktuara nga ajri i nxehtë. Deri tani lëndimet janë klasifikuar si serioze, të rrezikshme për jetë. Pacientët tanë janë të ri, nga mosha 18 deri në 35 vjeç. Trajtimi i tyre vazhdon dhe ka nevojë për trajtim disa javorë.”, u shpreh Millan Stojiçiq, mjek në klinikën universitare në Serbi. 
 
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari njëherit bëri të ditur se përveç dërgimit të 77 pacientëve jashtë vendit, po ashtu 15 mjekë nga vende të ndryshme të botës kanë arritur në vend, për trajtimin e pacientëve të lënduar nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan.                            
 
GYLTENE SINANI