Maqedoni

Tragjedia në Koçan, Mickovski: Nuk do të ketë mëshirë për përgjegjësit

17.03.2025 15:34

Mickovski paralajmëroi se nuk do të ketë mëshirë për përgjegjësit lidhur me tragjedinë në Koçan...

Kryeministri Mickovski paralajmëroi se nuk do të ketë mëshirë për ata të cilët po që kanë guxuar të zhvillojnë politikë në kurrizin e qytetarëve dhe jetët e humbura të këtyre fëmijëve, duke e vlerësuar atë që ka ndodhur si një vrasje masive dhe kriminalitet. Mickoski njëherit sqaroi se ky klub nate ka nxjerur licencë vetëm dy here, edhe atë në vitin 2021 dhe 2023, tërë kohën ka punuar ose pa licencë, ose rata që kanë nënshkruar në vitin 2023 si kanë nënshkruar, në bazë të cilave elaborate dhe dokumente. 
 
“Është e dukshme se dikush nuk e ka kryer punën dhe tani mundohet me anë të politizimit ta fshehë punën kriminale që e ka bërë viteve të kalura deri sa ka udhëhequr me atë institucion.  Nuk do të ketë mëshirë, kushdo qoftë, nga cila do qoftë përkatësi etnike dhe nga cila do qoftë parti politike, ajo që ka ndodhur është më shumë se kriminalitet, kjo është do të thoja vrasje masive të cilën dikush e ka lejuar të ndodhë për para, për mito, për korrupsion. Në 2024-tën e pamë se si kanë nënshkruar, pasi në numrin arkivorë ku udhëhiqet kjo licencë e falsifikuar, korrespondon me investitorë të huaj.”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.
 
Ademi: Ministria e ekonomisë nuk ka lëshuar licencë
 
Ndërkohë nga BDI, kanë përgënjeshtruar pretendimet se Ministria e Ekonomisë ka lëshuar licencë të rreme, ndërsa thonë se nëse dikush e ka bërë një gjë të tillë jashtë institucionit përgjegjësia është individuale. 
 
“Është thelbësore të dihet se cilat institucione dhe zyrtar dhe me vendim të kujt lejohet që në vitin 2024 dhe 2025 kjo kompani të ushtroj aktivitetin e një klubi nate, kabareje, dhe që ky objekt të funksionoj pa licencë. Ministria e Ekonomisë pikërisht për shkak se nuk ishin plotësuar kushtet për dhënien e licencës dhe nuk ishte dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm nuk ka lëshuar licencë. Pretendimet se dikush nga ministria e Ekonomisë ka lëshuar licencë të rreme janë një sajesë e plotë.”, tha Arbër Ademi nga BDI.
 
Filipçe: Të mos politizohet rasti
 
Në ndërkohë LSDM ka bërë thirrje për unitet, për të lënë anash përleshjet politike, si dhe ka apeluar tek organet kompetente për hetim sa më real. 
 
“Tragjedia është shumë e madhe që të lejohet ndonjë hije e dyshimit, nëse ekziston indicia më e vogël se dikush po mbrohet , do të jetë goditje ndaj tërë shoqërisë. Nevojitet përgjegjësi e secilit dhe përgjegjësi e të gjithë neve si qytetarë. Nevojitet unitet, nuk është koha për përleshje politike, duhet të dëshmojmë njerëzoren, unë premtoj se nuk do të lejoj politizim të procesit, ashtu siç nuk do të lejojmë dikush të kursehet nga përgjegjësia si opozitë në mënyrë vigjilente dhe intensive do të ndjekim që ky proces të shkoj në drejtim të duhur.”, u shpreh kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
 
Sipas autoriteteve vitin e kaluar janë dhënë vetëm 12 licenca për Kabare, ndërsa në anën tjetër është shumë I lartë numri I klube në vend që ushtrojnë veprimtarinë. Kryeministri deklaron se të gjithë ata që funksionojnë pa licencë do të mbyllen dhe askush nuk do të punoj më ilegalisht. 
 
ARLINDA BAFTIU