Maqedoni
Tragjedia në Koçan, Mucunski: Komunikoj me homologë, të gatshëm për ndihmë
17.03.2025 15:48
Ministri i punëve të jashtme Timço Mucunski është në komunikim të vazhdueshëm me homologët e tij nga rajoni e më gjerë...

Ministri i punëve të jashtme Timço Mucunski është në komunikim të vazhdueshëm me homologët e tij nga rajoni e më gjerë, të cilët kanë shprehur gatishmëri për ta ndihmuar vendin tonë në formë të mjeteve teknike, kapaciteteve njerëzore dhe ndihmës mjekësore, lidhur me tragjedinë e Koçanit. Ai përpiqet që t’i ndihmojë familjarët e pacientëve të dërguar jashtë vendit për shërim.
“Në seancën qeveritare do të propozoj nga ana e shërbimit për punët e përgjithshme dhe të përbashkëta që të mbulohen shpenzimet e rrugës dhe akomodimit për anëtarët e pacientëve që po shërohen jashtë. Po ashtu në dispozicion 24 orësh mund të parashtrohen pyetje të karakterit konzular. Kemi telefon kujdestar në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Nga ana jonë është aktivizuar edhe mekanizmi për mbrojtje civile të BE-së, që paraqet sistem koordinimi të ndihmës mes të gjitha vendeve të Unionit dhe vendeve të tjera prej ku ditëve në vijim presim edhe ndihmë shtesë.”, tha Ministri i punëve të jashtme Timço Mucunski.
Libri i zisë i hapur në MPJ, nënshkruhen ambasadorë dhe të tjerë
Ndërkohë Ministria e jashtme ka hapur librin e zisë me rastin e tragjedisë në diskotekën “Puls”. Ndër të tjerë, janë nënshkruar edhe ambasadorët e huaj. Mes ngushëllimeve nuk ju mungoi solidariteti në këtë tragjedi.
“Si BE, ne po e bëjmë punën tonë, ne jemi partnerët tuaj dhe jemi këtu nga sekonda e parë. Kemi aktivizuar mekanizmit dhe më vjen mirë se shumë vende të BE-së menjëherë kanë ofruar ndihmë. Kjo është për solidaritetin dhe për përkrahjen e njëri - tjetrit në këtë tragjedi pa fjalë.”, tha ambasadori i BE-së Mihalis Rokas.
“Kjo thyen zemrën e secilit. Jam falënderuese që munda të vij këtu, me mikun tim, ambasadorin e BE-së. Kemi ofruar ndihmë të tutjeshëm dhe falënderoj vendet e afërta të rajonit që patën sukses të reagojnë shpejt dhe t’ju japin ndihmë të lënduarve. Ne nuk kemi mundësi të tillë, thjeshtë për shkak të lokacionit.”, tha ambasadorja e ShBA-së, Angela Ageler.
Ndërkohë, ministri Mucunski në pres konferencë njoftoi se për t’ju ardhë në ndihmë pacientëve të lënduar në tragjedi, pritet të arrijë ekip i specializuar mjekësor nga Izraeli dhe Belgjika, ndërkaq ekipi nga Çekia tashmë ka mbërritur.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
