Maqedoni
Protestë në Koçan, kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi
17.03.2025 15:54
Sot u organizua protesta e qindra qytetarëve në parkun e qytetit të Koçanit.

Me pankarta “Dhimbje e pashëruar”, “Nuk vdesim nga fatkeqësitë vdesim nga korrupsioni” dhe “Vrasje e rinisë është vrasje e ardhmërisë” u organizua protesta e qindra qytetarëve në parkun e qytetit të Koçanit.
Protestuesit kërkojnë përgjegjësi dhe dorëheqje kolektive të të gjithë zyrtarëve të cilët supozohet se duhet të mbajnë përgjegjësi, pasi që këtë tragjedi sipas tyre, u tha në këtë protest është shkaktuar si pasojë të dështimeve institucionale dhe mungesës së përgjegjësisë. Ata njëherit vendosën lule, ndezën qirinj dhe u nënshkruan në librin e zisë e të vdekurve në këtë tragjedi.
REXHEP QAMILI
