Maqedoni
Hetimi për tragjedinë në Koçan, vijon marrja në pyetje e të dyshuarve
17.03.2025 16:00
Ka nisur procedura e marrjes në pyetje në procedurë paraprake të gjithë të dyshuarve për tragjedinë njerëzore në Koçan...

Në Prokurorinë Themelore Publike në Koçan është duke u realizuar procedura e marrjes në pyetje në procedurë paraprake të gjithë të dyshuarve për tragjedinë njerëzore në të cilën jetën e humbën 59 persona.
Sipas informacioneve të deritanishme, MPB së bashku me ekipin e zgjeruar të prokurorëve ka arritur ti sjell të gjitha të dyshuarit për këtë rast dhe ata në këto momente janë duke i dhënë përgjigjet e tyre për atë që ndodhi një natë më herët.
Disa prej të dyshuarëve që u sollën para prokurorisë në Koçan thanë se ata kanë shpëtuar dhjetra persona.
“Shpëtova shumë njerëz, por a jam faktor, këtë gjë do ta thotë gjykata. Ne ishim aty në patrullim dhe shpëtuam mbi 80 persona dhe nëse gjykata vendos që jemi fajtor le të na arrestojnë.”, u shpreh një i dyshuar.
REXHEP QAMILI
