Spitali i qytetit "Shën Naumi" i Ohrit: Pacientët janë në gjendje stabile
Në Spitalin e Qytetit të Shkupit janë të hospitalizuar 21 pacientë gjendja shëndetësore e të cilëve rezulton të jetë stabile...

Në Spitalin e Qytetit të Shkupit janë të hospitalizuar 21 pacientë gjendja shëndetësore e të cilëve rezulton të jetë stabile. Dy prej tyre brenda ditës do të lëshohen në kurim shtëpiak.
“Gjatë ditës së djeshme janë hospitalizuar 29 pacient dhe dy që kanë marrë trajtimin në veturat e ambulancës dhe janë lëshuar për shërim shtëpiak. Përpos këta 29 pacientë sot kemi pranuar edhe një pacient që është sjellur nga spitali i Koçanit që nënkupton se po trajtohen 30 pacient nga fatkeqësia e zjarrit në Koçani. Gjatë ditës së djeshme janë transportuar 11 pacientë ndërsa sot 5 pacientë që do të thotë gjithsej 16 pacientë janë transportuar për shërim jashtë shtetit që nënkupton në spital kemi për trajtim 14 pacientë. Kemi kuadër të mjaftueshëm që në mënyrë të duhur të trajtohen të gjithë pacientët por rastet më të komplikuara janë dërguar për shërim në shtetet evropiane dhe fqinje. Gjendja e pacientëve që i kemi është stabile dhe deri tani asnjë nga këta pacientë nuk ka nevojë për trajtim respirator.”, u shpreh drjtori i spitalit të qytetit Nebojsha Nastov.
