Maqedoni
Hetimi për tragjedinë, Kocevski: Kërkojmë paraburgim për 14 persona
17.03.2025 17:15
Prokuroria publike ka kërkuar paraburgim afatshkurtër për 14 personat e ndaluar...

Prokuroria publike ka kërkuar paraburgim afatshkurtër për 14 personat e ndaluar si të dyshuar për rastin e zjarrit në klubin e natës në Kocani. Pa dhënë detaje prokurori publik Lupco Kocevski thotë se vepra me të cilën ngarkohen të dyshuarit është “krime të rënda kundër sigurisë së qytetarëve” e që ligji parasheh dënim nga 3 deri në 20 vitë burg.
Në këtë fazë të procedurës, ata mund të ndalohen vetëm për 48 orë, por pas hapjes formale të hetimeve, ekziston mundësia që paraburgimi të zgjatet deri në 30 ditë.
“Gjithsej deri tani po punohet për procesuim urgjent për 14 perosna të siguruara që nga fillimi e deri më tani. Në raport me hetimin gjitha faktet relevante janë të siguruara dhe më pas pasojn analizat. Momentalisht ka, por personat janë ende në gjykat, propozim nga ana jonë ka dhe gjyqi do të vendos, ka vendim të gjyqit për paraburgim por numrin nuk mund tua them. Për të gjith personat kam kërkuar paraburgim”, u shpreh prokurori publik Lupço Kocevski.
Në ndërkoh njëri nga të dyshuarit për rastin në Koçani thotë se atë natë ka ndihmuar për të shëptuar personat që gjendeshin brenda klubit të natës dhe shprehet i gatshëm që të bartë përgjegjësi nëse gjykata vendos ta shpall fajtor.
“Shpëtova shumë njerëz, por a jam fajtor, këtë gjë do ta thotë gjykata. Ne ishim aty në patrollim dhe shpëtuam mbi 80 persona dhe nëse gjykata vendos që jemi fajtor le të na arrestojnë”, theksoi i dyshuari.
Prokurori publik ka sqaruar se në ndërtesën e prokurorisë dëshmin e tij po e jep dhe tashmë ish kryetari i komunës së Koçanit dhe ish ministri i ekonomsië.
GAZMEND REXHEPI
