Maqedoni

Miteva: Një llogari zyrtare për donacione, qeveria do të bashkëpunojë me Kryqin e Kuq

17.03.2025 20:14

Shpenzimet e transportit dhe akomodimit për familjet e lënduara në tragjedinë e Koçanit...

Shpenzimet e transportit dhe akomodimit për familjet e lënduara në tragjedinë e Koçanit dhe të shtruara jashtë vendit do të mbulohen nga Qeveria. Vendimi, siç tha zëdhënësja e qeverisë në një konferencë për media pasditen e sotme, do të merret në mbledhjen e nesërme të qeverisë. Njëkohësisht, Qeveria vendosi të bashkëpunojë me Kryqin e Kuq të Shkupit për menaxhimin e llogarisë zyrtare të donacioneve.
 
“Duke pasur një llogari të vetme, zyrtare, ne eliminojmë të gjitha dilemat se ku dhe si të dhurojmë. Kjo siguron që çdo kontribut të shkojë pikërisht aty ku nevojitet më shumë. Fatkeqësisht, në kohë të vështira, dezinformatat mund të përhapen dhe ne duam të parandalojmë çdo pasiguri rreth kanaleve të dhurimit.Qytetarët mund të kontaktojnë në numrin e telefonit 070270370 për informacion më të detajuar dhe koordinim më të mirë. Ne i nxisim të gjitha familjet që të përdorin këtë linjë në mënyrë që ne si qeveri të organizojmë në mënyrë efektive mbështetjen për të cilën ata kanë më shumë nevojë. Kjo është një kohë për solidaritet dhe veprim. Qeveria mbetet e përkushtuar të qëndrojë pranë çdo familjeje të prekur, duke ofruar jo vetëm fjalë mbështetjeje, por edhe ndihmë reale të prekshme në momentet më të vështira”, u shpreh zëdhënësja e qeverisë Marija Miteva.