Maqedoni
Parashikimi i motit
18.03.2025 08:54
Moti sot do të jetë vranësira dhe i ftohtë....

Kjo e martë parashikohet të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët, por me temperatura të ulëta.
Vranësirat nuk do të mungojnë, por më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe jugore. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior (mbi 60 km/h). Paradite, kryesisht në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore do të ketë reshje shiu në zonat më të ulëta dhe borë në zonat më të larta dhe në male.
Temperaturat kanë shënuar ulje, teksa këtë mëngjes kanë shënuar 5°C. Gjatë ditës vlera maksimale pritet të jetë 10°C.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë mesatare nga drejtimi verior. Paradite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të dobëta dëborë. Temperatura minimale do të ulet deri në 3°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 10°C.
