Maqedoni
Ditë zie në Serbi, Bullgari, Bosnja dhe Hercegovinë
18.03.2025 09:02
Serbia, Bullgaria, Bosnja e Hercegovina sot kanë shpallur ditë zie...

Sot në vend është ditë zie për viktimat e aksidentit të Koçanit. Gjatë shtatë ditëve të zisë të shpallur nga Qeveria, flamujt janë në gjysmështizë, janë anuluar të gjitha aktivitetet muzikore, argëtuese dhe manifestimet në institucionet kulturore, si dhe është përshtatur programi mediatik. Librat e ngushëllimit janë hapur në Parlament, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ambasadat e Maqedonisë në mbarë botën.
Në shenjë ngushëllimi për viktimat e zjarrit në Koçan, ku humbën jetën 59 të rinj dhe mbi 150 u lënduan dhe u shtruan në spital, Serbia, Bullgaria, Bosnja e Hercegovina sot kanë shpallur ditë zie, ndërsa Mali i Zi dje.
Qeveria serbe me propozim të presidentit Aleksandar Vuçiq e shpalli 18 marsin ditë zie. Disa nga të lënduarit në Koçan janë dërguar për trajtim në Serbi. Ata dje u vizituan nga presidenti Vuçiq, i cili tha se gjithsej 29 të lënduar do të kujdesen në objektet shëndetësore në Serbi.
Qeveria bullgare gjithashtu në një seancë të jashtëzakonshme vendosi të shpallë ditën e sotme ditë zie në shenjë solidariteti me Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Rosen Zheljazkov shprehu ngushëllime familjeve të të ndjerit dhe shpresë për shërim të suksesshëm të të lënduarve. Ai informoi se 14 shtetas të Maqedonisë aktualisht po trajtohen në Bullgari në spitalet në Sofje, Plovdiv dhe Varna. Ai shprehu gatishmërinë për të pranuar të lënduar të tjerë nëse është e nevojshme.
