Maqedoni

Gjykata koçan 48 orë paraburgim për Bekteshin, Trajkovskin

18.03.2025 09:21

Ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi iu caktua paraburgim për 48 orët e ardhshme...

Gjykata në Koçan pranoi kërkesën e prokurorisë për masën e paraburgimit afatshkurtër për të 14 të dyshuarit. Gjyqtari i procedurës paraprake ka caktuar “paraburgim afatshkurtër” prej 48 orësh për ish-ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ish-drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut Goran Trajkovski dhe 12 persona të tjerë të dyshuar për zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan.

 
Lidhur me tragjedinë e mbrëmshme në Prokurorinë Publike të Koçanit janë marrë në pyetje ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ish-drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski dhe një person tjetër.