Maqedoni
Protestë e qytetarëve në sheshin “Maqedonia”, kërkohet përgjegjësi për tragjedinë në Koçan
18.03.2025 09:34
Në sheshin e qytetit të Shkupit, me fillim nga ora 18:00 pritet mbledhja e qytetarëve për të protestuar...

Në sheshin e qytetit të Shkupit, me fillim nga ora 18:00 pritet mbledhja e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për të protestuar në lidhje me tragjedinë që kanë ndodhur në Koçan.
Maqedonia duhet të jetë e bashkuar”, thuhet ndër të tjera në njoftimin për protestën në sheshin “Maqedonia”, ku bëhet thirrje që qytetarët nga gjithë vendet të vijnë në këtë protestë.
Organizatorët e protestës “Kush është i radhës”, kërkuan që mos të bllokohen rrugët që veturat mjekësorë të mund të lëvizin pa pengesë në komunikacion. Ata kërkojnë që qytetarët të lëvizin nëpër bregun e lumit Vardar që të arrijnë deri në protestë, duke premtuar që do të ketë edhe protesta tjera në të ardhmen.
