Maqedoni

Selanik, Taravari do të vizitojë të lënduarit nga zjarri në Koçan

18.03.2025 09:43

Taravari sot do t'i vizitojë të lënduarit nga zjarri në Koçan...

Të lënduarit nga zjarri në Koçan, të cilët janë të shtruar në dy spitale të Selanikut, sot do t'i vizitojë ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, ndërsa do të shoqërohet nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Greqisë, Kostas Joulekas.

Duke folur paraditen e sotme për televizionin grek “Open”, ministrja Youlekas tha se së bashku me Taravarin do të vizitojnë të plagosurit me djegie që po trajtohen në spitalin Papanikolaou dhe në Spitalin Ushtarak 424 të Selanikut dhe “së bashku me ministrin e Shëndetësisë do të jetë edhe zv/ministri i Jashtëm Hatzivasiliou”.