Maqedoni

Nis inspektimi i kabareve, klubeve të natës

18.03.2025 09:50

Fillimin e inspektimeve e paralajmëroi një dit më parë kryeministri Hristijan Mickoski....

Nga sot fillon inspektimi në terren i të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare, disko apo klube nate, pas të cilit autoritetet do të dalin me informacione të detajuara. 
 
Fillimin e inspektimeve e paralajmëroi Kryeministri Hristijan Mickoski pas një takimi koordinues me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut Vlatko Stojkoski dhe ministrin e Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, në të cilin është biseduar për procedurat e ndërmarra nga institucionet kompetente deri më tani dhe analizat e gjera të të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare, klube nate apo disko.