Maqedoni
Papazov për momentin nuk është i dyshuar
18.03.2025 09:56
Kryetari i Komunës së Koçanit, Papazov, është marrë në pyetje dhe ka dhënë sqarime dhe informacione të caktuara...

Kryetari i Komunës së Koçanit, Papazov, është marrë në pyetje dhe ka dhënë sqarime dhe informacione të caktuara. Për momentin, ai nuk është i dyshuar. Papazov dha dorëheqjen dje nga posti i tij si kryetar i Komunës së Koçanit.
Qytetarët mbrëmë janë mbledhur para shtëpisë së tij në Koçan dhe kanë shprehur zemërimin e tyre duke hedhur gurë dhe demoluar Komunën dhe kafaterinë e pronarit të diskotekës Puls.
