Maqedoni

Taravari: Pacientët në selanik janë në gjendje stabile

18.03.2025 11:25

Taravari shkruan se pacientëttë cilët janë shtruar në spitalin e Selanikut janë në gjendje stabile....

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari i cili po qëndron në Selanik në vizitë të pacientëve të cilët janë shtruar në spitalin e Selanikut për kurim, shkruan se pacientët në fjalë janë në gjendje stabile.
 
“Në orët e hershme të mëngjesit së bashku me Ministrin për Punë të Jashtme Timço Mucunski dhe me Dr. Ilir Velën erdhëm në Selanik për të parë gjendjen e pacientëve të shtruar këtu. Të 5 pacientët që janë shtruar në këto spitale për momentin janë stabil. Falënderoj kolegët tanë të Selanikut, popullin dhe qeverinë greke për përkushtimin dhe ndihmën e tyre! Do ju mbajmë të informuar për pacientët e tjerë!”, shkruan Taravari.