Maqedoni

Aktualisht 89 pacientë janë të hospitalizuar, pacientët janë në gjendje stabile shëndetësore

18.03.2025 14:15

Nuk ka viktima të reja nga tragjedia në Koçan. Pacientët e shtrirë brenda dhe jashtë vendit janë në gjendje shëndetësore të qëndrueshme....

Aktualisht në spitalet e vendit janë të hospitalizuar 89 pacientë, ndërsa 76 pacientë të lënduar nga shpërthimi i zjarrit në Koçan janë të dërguar për trajtim shëndetësor jashtë vendit. Autoritetet shëndetësore thonë se në përgjithësi gjendja shëndetësore e të hospitalizuarve është stabile. 

“Në kushte kur kemi mbi 50 viktima dhe mbi 150 të lënduar deri në këto momente ne nuk kemi asnjë rast nga të hospitalizuarit që kanë humbur jetën nga lëndimet e marra. Kështu që ata të tjerët që janë në kurim spitalor jashtë shtetit, kemi disa pacientë në gjendje më të rënd, por askush nuk ka humbur jetën nga lëndimet e marra, ndërsa ata që gjenden nëpër klinikat tona janë në gjendje stabile. Por, pavarësisht kësaj tani për tani nuk planifikojmë asnjë të lëshojmë në shtëpi, pasi që dëshirojmë t’i kemi nën monitorim 24 orësh.”, deklaroi drejtori i Klinikës Digjestive Ognen Kostovski.
 
“Nga 13 pacientë të shtruar në klinikën e toksikologjisë, 4 prej tyre akoma janë në gjendje kritike, ku ne si staf mjekësor nuk jemi të kënaqur nga gjëndja e tyre shëndetësore. Të tjerët janë stabil. Duke marr parasysh se po bëhet fjalë për djegie të rënda të organeve të frymarrjes dhe helmim i rend nga gazrat e dëmshëm, ne presim që tu paraqiten komplikime pacientëve në ditët në vijim.”, theksoi drejtori i Toksikologjisë Andon Çibishev.
 
“Kemi disa pacientë të cilëve herë pas herë u përkeqësohet gjendja, por nuk janë vazhdimisht në gjendje kritike. Planifikojmë t’i transportojmë edhe 8 pacientë të tjerë ku do të dërgohen në mjekim jashtë shtetit.”, deklaroi dr. Igor Merxhanovski nga kirurgjia torakale.
 
“Gjendja e të gjithë pacientëve si dhe atyre që i trasferuam është stabile, nuk kemi asnjë pacient që ka ndërruar jetë nga plagët. Pacientët e tjerë janë vendosur në repartet e traumatologjisë dhe ortopedisë për trajtimin e lendimeve, 7 pacientë janë në trajtim intensiv dhe janë në gjendje stabile. Pacientët që janë tek ne janë me djegie të shkallës së dyte dhe të tretë.”, theksoi drejtori i spitalit “8 Shtatori”, Sinisha Stojanoski.
 
Mjekët thonë se protokollet po ndiqen në masën maksimale për të gjithë pacientët dhe ata që potencialisht do të referohen këtu, ekipi po investon pa hezitim për të parandaluar infeksionet e mundshme nga djegiet dhe plagët e pacientëve. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI