Botë
Ceremonia mortore e Haxhi Thaçit, mungoi djali i të ndjerit, ish presidenti Hashim Thaçi
18.03.2025 14:38
Njerëz të shumtë nga Kosova dhe Shqipëria morën pjesë në akademinë përkujtimore të organizuar në Skënderaj...

Njerëz të shumtë nga Kosova dhe Shqipëria morën pjesë në akademinë përkujtimore të organizuar në Skënderaj, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Haxhi Thaçit, por mungoi djali i tij, ish presidenti i Kosvës Hashim Thaçi, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim në Hagë. Djali i ish-presidentit, Endriti tha se gjyshi i tij kishte besimin e pafajësisë së krerëve të UÇK-së.
“Gjyshi asnjëherë nuk është dorëzuar përballë sëmundjeve. Shpresa për ta ritakuar babin dhe bashkëluftëtarët e tij në Hagë ishte më e madhe se sa dhimbja e sëmundjeve. Besimi në pafajësinë e tyre ishte më i hekurt sesa aktakuza e padrejtë. Në muajt e fundit, çdo orë e minutë priste që babi të hapte derën e spitalit. Nuk u dorëzua dhe u rikthye në jetë disa herë. Tri orë bashkëbisedim atë ditë ju bënë tri orët më të rëndësishme të jetës së tij, një bisedë babë e bir.”, u shpreh Endrit Thaçi.
Për t’i dhënë lamtumirën e fundit Haxhi Thaçit kishte ardhur edhe Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila tha se padrejtësitë politike të burgosjes së Hashim Thaçit dhe të luftëtarëve të tjerë sot ju shtua edhe një padrejtësi njerëzore e morale, moslejimi i pjesëmarrjes në varrimin e të atit.
“Përkujdesja prindërore, edukata patriotike devocioni i këtij plaku që u udhëhoq gjith jetën nga fryma e së drejtës, dhe frymëzimi prej lirisë, i dhanë Kosovës një komandant e luftëtar, një udhëheqës vizionar, kryeministrin e pare e presidentin e republikës së Kosovës. Prandja Haxhi Thaçi ishte, jeton dhe do të ejtojë në birin e shembëlltirën evet, Hashim thaçin dhe pasardhësit e tij.”, tha kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu ka nisur një letër në drejtim të Gjykatës Speciale ku kërkon të mos shkelen të drejtat e Hashim Thaçit. Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka theksuar se ky është “Një turp i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturpshëm, i cili e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë”. Këtë shkrim të kryemisnitrit Rama, në rrjetet sociale e ka shpërndarë edhe Richard Grenell, i dërguari për misione të posaçme i presidentit amerikan Trump.
Hashim Thaçi më 13 mars, me leje të përkohshme vizitoi të atin e sëmurë në spital. Ndërsa Haxhi Thaçi, pas një sëmundjeje vdiq më 17 mars, ndërsa u varros sot në fshatin e tij të lindjes në Burojë të Drenicës.
GYLTENE SINANI
