Identifikimi i trupave të tragjedisë, Stankov: Procedura do të kryhet shpejt

18.03.2025 15:26

Në mjekësinë ligjore po punohet vazhdimisht...

Në mjekësinë ligjore po punohet vazhdimisht për identifikimin e viktimave në tragjedinë e Koçanit. Drejtori i institutit, Aleksandar Stankov, nuk sqarohet se për sa persona është kryer obduksioni dhe analiza e ADN-së, sepse konsiderojnë se duhet të informojnë kur të mbarojë tërë procedura, realisht, të jetë bërë identifikimi i të gjithë trupave.

Për Servisin Publik, Drejtori i Institutit tha se i kanë marrë të gjitha mostrat e familjarëve për ADN-në dhe siguron se shumë shpejt do të përfundojë procedura nga ana e tyre, e më pas trupat t’u dorëzohen  familjarëve të viktimave.

“Po punojmë pa ndërperë, autopsitë po zhvillohen në përputhje me planin e parashikuar. Unë deri në këto momente nuk do të doja të flas për numrin e saktë të autopsive të kryera sepse për ne, nga aspekti mjeko- ligjor, e gjithë procedura do të përfundojë kur do të kryhen të gjitha autopsitë dhe kur do të identifikohen të gjitha trupat. Për këtë arsye nuk tregojmë numrin e saktë. Në bashkëpunim me MPB-në, dy herë kemi qenë në Koçan dhe morrëm  ADN- në ndërsa familjarët që ishin në Shkup u thirrën për të dhënë mostrat e gjakut për ADN-në.” – tha përmes linjes telefonike, Drejtori i Institutit të Mjeksisë Ligjore, Aleksandar Stankov.

Nga Instituti i mjeksisë ligjore konfirmojnë se nuk mungojnë kapacitetet dhe as profesionalizmi për realizimin e identifikimit të viktimave, që çon deri në zbuliminin e shkakut të saktë të vdekjes, në mënyrë që provat të përdoren në procedurat e tutjeshme gjyqësore. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)