Maqedoni

MPJ e Shqiperisë dënon aktet e dhunes në Maqedoni

09.05.2015 13:46

Ndaj përleshjeve të armatosura në Kumanovë ka reaguar edhe Minsitria e Jashtme e Shqiperisë...

Në reagimin thuhet se Minsitria e Jashtme shqiptare eshte duke ndjekur me vemendje situaten e oreve e fundit ne Maqedoni dhe shpreh shqetesimin e saj per situaten e krijuar, me pasoja te renda ne jete njerezish, demtime te prones dhe rendit publik.
 
Denojme aktet e dhunes dhe bejme thirrje per qetesi, vetepermbajtje dhe per mos pershkallezim te metejshen te situates e cila nuk i sherben stabilitetit demokratik dhe prosperitetit te Maqedonise.
 
Gjuha e urjejtes dhe veprimet ekstreme duhet ti lene vend angazhimit ndaj te drejtave themelore, demokracise dhe shtetit ligjor.
 
Harmonia e Marredhenieve nderetnike sanksionuar ne Marreveshjen e Ohrit eshte esenciale per stabilitetin demokratik dhe busull orientuse per rrugetimin Euro-Atlantike te Maqedonisë.