Maqedoni

Zjarri në Koçan, Toshkovski shkarkoi nga detyra 7 persona

18.03.2025 18:33

Numri “një” i MPB-së Pançe Toshkovski shkarkoi nga detyra udhëheqëse 7 persona...

Numri “një” i MPB-së Pançe Toshkovski shkarkoi nga detyra udhëheqëse 7 persona, shefa, ndihmës dhe komandantë në SPB Koçan dhe Shtip. Sipas Toshkovskit vendimi është marr në interes të procesit hetimor i cili zhvillohet në këto momente.
 
Ai dëshiron të largojë çdo ndikim apo presion eventuale mbi gjithë procedurës hetuese dhe përveç kësaj sqaroi se personat e shkarkuar deri në këto çaste nuk janë as të dyshuar e as nuk kanë qenë të thirrur në bisedë informative për këtë tragjedi. 
 
“Për të siguruar hetim të plotë dhe pavarur mora vendim  për shkarkimin e 7 personave udhëheqës në SPB Koçan  dhe Shtip duke i zëvendesuar ata me nëpunës policor të cilët nuk janë nga ato vende, respektivisht të emruarit e rinj janë nga Shkupi. Këtë vendim nuk preudikon fajsi, por është një hap para, i cili do të garantojë se procesi do të zhvillohen pa presione, ndikime dhe dyshime”, u shpreh ministri i mbrendshëm Pançe Toshkovski.
 
Arrestohen 18 persona në Shtip dhe Shkup, bastisje policore në komunën e Koçanit 
 
MPB deri më tani ka arritur të arrestojë 18 persona, 16 prej të cilave janë  ndaluar nëpër stacionet policore. Janë kryer gjithësej 71 biseda ifnormative, prej të cilave 42 në Shkup dhe 29 në Koçan. 14 personave të ndaluar veçmë u është shqiptuar paraburgim prej 48 orësh, tha Toshkovski. 
 
 
“Janë arrestuar 18 persona në SPB Shtip dhe SPB Shkup,  janë ndalaur 16 persona, prej të cilave personi i fundit i cili është ndaluar është i ngarkuar për veprën penale për rrezikimin e sigurisë së përgjithshme  dhe në përputhje të nenit 353 V i njëjti person është nënshkrues i projektit fillestar për  klub kabare. Dokumen ky i cili është i nevojshëm për të vënë në funksion. Egzistojnë dyshime të cilët çojnë në mënyrë të paligjshme, paushalle, pa verifikuar gjendjen faktike në terren  kanë qenë të përgaditura dokumente kruciale të cilët kanë qenë parakusht në procedurën e mëtejshme për të vënë në funksion këtë klub kabare”, theksoi Toshkovski.
 
Bastisje policore edhe në komunën e Koçanit. Dhjetra pjesëtarë të MPB-së dhe përfaqësuesë të institucioneve të tjera kompetente kanë hyrë në ndërtesën e komunës së Koçanit, duke kontrolluar detajisht të gjithë dokumentet komunale të dhëna për diskotekën “Puls”. Përveç kësaj MPB ka bastisur edhe zyrën e sekretarit shtetëror pranë ministrisë së ekonomisë. Tek të dyja rastet konfiskohen dokumente për përcaktimin e përgjegjësisë  nëse kanë pasur lidhje me vënien në funksion të diskotekës së improvizuar. 
 
“Nëpunës policor nga sektori për krim të organizuar kanë hyrë në Komunën e Koçanit, me çrast po ndërmerren masa dhe aktivitete për të siguruar dokumentacion e duhur që ka të bëjë me diskotekën. Gjthashtu ka pasur bastisje edhe në zyret të cilët shfrytëzohen nga ana e këshilltarit shtetëror, të ministrisës së ekonomisë në kuadër të kësaj ministrie.  Që do thotë se sot kemi bërë bastisje të një personi tjetër, nga ata të dy djeshmit që kanë lidhje me ministrinë e konomisë, u shpreh Toshkovski.
 
Në zjarrin që shpërtheu në diskotekën “Pulse” në Koçan jetën e humbën gjithësej 59 persona ndërsa 196 të tjerë u lënduan tha  Toshkovski  duke thënë se 93 prej tyre  janë akoma në kurm spitalor në Shku, dhe 80 të tjerë jashtë vendit. 
 
REXHEP QAMILI