Maqedoni
Toshkovski, përfundoi identifikimi i 59 të vdekurve
18.03.2025 18:55
Ka përfunduar autopsia dhe identifikimi i 59 viktimave nga zjarri në diskotekën...

Ka përfunduar autopsia dhe identifikimi i 59 viktimave nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan, ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
“Lidhur me 59 personat e vdekur, dua të theksoj se janë identifikaur të gjithë. Më 18 mars 2025 ka përfunduar atopsia për të gjithë”, u shpreh Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Angellov, varrimi i 59 të vdekurve bëhet më 20 mars
Varrimi i 59 viktimave do të bëhet të enjten më 20 mars, ka bërë të ditur drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza Stojançe Angelov.
“Varrimi do të bëhet të enjten, por orën e saktë do ta caktojmë, gjegjësisht do ta caktojë Sinodi i Kishpës Ortodokse MAqedonase. Në mënyrë shtesë do të përcaktohet se ku, në cilën orë dhe në cilin vend do të bëhen varrimi. Numri më i madh i viktimave është në qytetin e Koçanit, Çeshinovës, Obleshevës, Shkupit, Probishtipit, Shtipit, Makedonska Kamenicës”, theksoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza Stojançe Angelov.
Angellov njëherit ka theksuar se varrimi i 59 të vdekurve, do të bëhet në periudha të ndryshme me qëllim që të mund të marrin pjesë në varrim udhëheqësit e kishës ortodokse maqedoanse dhe të interesuarit e tjerë të cilët dëshirojnë tu japin lamtumirën e fundit.
NAIM SINANI
