Maqedoni
Tragjedia në Koçanë, tubime në Koçan, Shkup dhe disa qytete të vendit
18.03.2025 20:05
Në sheshin e Koçanit qytetarët u tubuan sërish për të bashkëndjerë me familjarët...

Në sheshin e Koçanit qytetarët u tubuan sërish për të bashkëndjerë me familjarët e atyre që humbën jetën apo u lënduan nga zjarri në diskotekën në këtë qytet.
“Qëllimi i tubimit të sotëm nuk është protestë,ne dëshirojmë të shprehim ngushëllime te të gjitha familjet, të shprehim respekt për ata njerëz që ndihmuan të shpëtohen sa më shum fëmijë. Dëshiroj ta theksoj fillimisht Ilen, shoferin e ndihmës së shpejtë i cili tër natën ka luftuar që ti shpëtoj fëmijët, aq sa ka mundur dhe nga dhimbja u shtri dhe nuk u ngrit më. Një pjesë e këtyre që janë në fotografitë që po i shihni nuk janë më në mesin tonë, e disa kanë ndihmuar për ti shpëtuar fëmijët”, u shpreh Natalia Georgieva.
Qytetarë të shumtë vërshuan edhe sheshin e Shkupit, për të bashkëndjerë me familjarët e viktimave në Koçani. Duke qëndruar në heshtje për dy orë, në zemër të qytetit ata ndezën qirinjë përderisa në duar mbanin fotografi të të ndjerëve me shum dedikime. Viktimat u kujtuan edhe me 16 minuta heshtje nisur 1 minutë para orës 19 për të vqzhduar edhe një çerek ore.
“Qytetarë të grup moshave të ndryshme, nisurt nga fëmijë, të mitur po edhe të moshës madhore janë këtu dhe në heshtje po qëndrojnë dhe bashkëndjenjë me familjarët e viktimave. Madje pame se si disa fëmiëj dhe gra mbanin në duar edhe pankarta me mbishkrimet: me Koçanin si dhe Fëmijët ua bëjnë të rëndësishme jetën tuaj.”
Sheshi ishte rrethuar nga policia për të parandaluar përshkallzim eventual, edhe pse organizatorët e protestës, inicijativa qytetare “ Kush e ka rradhën”, që në paralajmërim njoftuan se tani nuk është koha e protestave por periudha e unifikimit dhe kujdesit ndaj njëri tjetrit. Shum qytetarë u tubuan edhe në Manastir, një pjesë e të cilëve mbanin pankarta në duar, si korrupsioni vret, apo nuk do të kishte aq shum gjak nëse gjithçka do të ishte në bazë të ligjit.
“Maqedonia është në pikëllim, tragjedi që nuk do të harrohet, por nuk guxojmë të lejojmë të na përsëritet. Fëmijë vdesin, njerëzit po vuajnë dhe kërkojnë ilaç. Spitalet nuk janë të përgatitura për fatkeqësi të këtilla urgejte masive. Shëndetësia e tmerrshme ndërsa automjetet e ndihmës së shpejtë numërohen në gisht. Institucionet e dështuara lejuan që të gjallë të digjen fëmijë, të digjet rinia dhe ardhmëria e shtetit, sundon korrupsioni. Ju qoftë e ndritshme rruga, pushoni të qetë, keni lënë shenjë në hitori por ne do të luftojmë për ardhmërinë, do të luftojmë për drejtësi”, shprehet qytetari i Manastirit.
Qytetarët u mblodhën edhe në sheshin e Strumicës për të shprehur dhimbje për tragjedinë në Koçan.
“Nuk kam fjalë, çfar të them, kjo është tragjedi e madhe. Me të vërtetë secili duhet të vendos gishtin në kokë dhe të mendohet çfar punon dhe për kë punon? Por fajtor jemi ne populli, kjo na ndodhi të gjithve”, theksoi qytetatrja e Strumicës.
Fotografia ishte e njejtë edhe në sheshin e Velesit, prej ku qytetarët theksojnë se fatkeqësitë e tilla janë pasojë e shkatërrimit të sistemit.
“Këtyre ditëve të gjithë ndjejmë keqardhje për fëmijët që na shkuan falë vet neve. Ne 30 vite heshtim, do të ehshtim edhe pak por mendoj se më tej jo, ky është kulmi i i së keqes më të madhe që mund të ndodhte, fëmijë të shkojnë viktima nga ne, ne jemi fajtorë për të gjitha, e shkatërruam shoqërinë dhe sistemin, nuk kam fjalë”, u shpreh qytetarja e Velesit.
Tubime pati edhe në qytetin e Ohrit dhe qytete tjera të vendit.
MERAL ISMAILI
