Botë

Izraeli bombardon Gazën, Libanin dhe Sirinë

18.03.2025 20:28

Më shumë se 400 njerëz thuhet se janë vrarë pasi Izraeli nisi bombardime vdekjeprurëse...

Më shumë se 400 njerëz thuhet se janë vrarë pasi Izraeli nisi bombardime vdekjeprurëse në Rripin e Gazën, Liban dhe në jug të Sirisë kundër, siç tha, ekstremistëve që po planifikojnë sulme terroriste.
 
Bombardime izraelite kërcënojnë shpërthimin e një konflikti të ri dhe të përgjakshëm rajonal. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të hënë mbrëma se e udhëzoi ushtrinë të ndërmarrë “veprime të fuqishme” kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – për shkak se ky grup i mbështetur nga Irani nuk pranoi t’i lirojë pengjet e mbetura dhe i hodhi poshtë propozimet për një armëpushim të ri.