Maqedoni

Parashikimi i motit

19.03.2025 08:56

Vendi ynë këtë të mërkurë do të përfshihet nga moti i qëndrueshëm....

Vendi ynë këtë të mërkurë do të përfshihet nga moti i qëndrueshëm. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. 
 
Temperatura minimale do të variojë nga -8 deri në 0°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 7 deri në 15°C.
 
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me diell dhe me erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në -5°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 14°C.