Maqedoni
Përkthim falas për dokumentet e të lënduarve
19.03.2025 09:08
Le t'i shpëtojnë mjekët, le t'i përkthejmë ne...

Le t'i shpëtojnë mjekët, le t'i përkthejmë ne. Në rrjetin social Facebook është hapur një grup me titull “Përkthimi kur nevojitet më shumë”, ku përkthyesit ofrojnë përkthim falas në shumë gjuhë të dokumentacionit mjekësor dhe jo-mjekësor për të plagosurit nga zjarri. Qëllimi është lehtësimi i komunikimit ndërmjet spitaleve dhe familjeve.
“Rrethanat janë të jashtëzakonshme dhe urgjente, do të përkthejmë edhe dokumentacionin jomjekësor, gjegjësisht komunikimin si email, mesazhe dhe udhëzime të tjera dhe do të mundohemi të jemi sa më fleksibël për t'i mbështetur sa më mirë bashkëqytetarët tanë që po kalojnë kohët më të vështira.”, thonë përkthyesit.
Lista e gjuhëve po zgjerohet pasi pacientët dërgohen për trajtim në vende të tjera.
