Maqedoni

Mbledhjet masive në kampuse janë anuluar

19.03.2025 09:16

Vendimi është marrë për të shmangur krijimin e bllokimeve në një kohë kur ndihma mjekësore dhe policia janë më të nevojshme në vende të tjera...

Kuvendi studentor universitar pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup njoftoi se nuk do të organizojnë tubime të mëdha, siç ishte paralajmëruar në fillim, ndërsa aktivitetet për shprehjen e respektit ndaj viktimave në Koçan do të organizohen në nivel të fakulteteve. Vendimi është marrë për të shmangur krijimin e bllokimeve në një kohë kur ndihma mjekësore dhe policia janë më të nevojshme në vende të tjera.
 
"Këto ditë të zeza nuk janë kohë për t'u ndarë, as për t'u kthyer kundër njëri-tjetrit. Le të bashkohemi si studentë dhe të ndajmë pikëllimin, kështu do jetë më lehtë", thonë nga kuvendi studentor, i cili u distancua nga fjalimi i ministres Janevska në tubimin e parë të së hënës, duke thënë se fjalimi nuk ishte i planifikuar.