Maqedoni

Në Gjykatën Themelore Penale Shkup vazhdon gjykimi për Vanjën dhe Pançen

19.03.2025 09:43

Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon sot...

Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon sot pasi në seancën e kaluar gjyqësore në Gjykatën Themelore Penale Shkup ishte marrë në pyetje Velibor Manev, një nga të akuzuarit. Manev deklaroi se njihet me të gjithë të akuzuarit, përveç se me babanë e vajzës së vrarë. Ai tha se për grabitjet i ka koordinuar Lupço Palevski Pallço dhe se ka vlerësuar se është dashur të kryejnë vetëm grabitje dhe është befasuar kur Pallço i ka qëlluar Vanjën dhe Pançen. 
 
I pandehuri, duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatit të tij mbrojtës, shpjegoi në detaje rrëmbimet e Vanjës dhe Pançes, duke treguar se Palevski ishte koordinator dhe autor i vrasjeve. Ai ka theksuar se pas vrasjes së Pançes ka vazhduar ta rrëmbejë Vanjën për shkak të frikës dhe kërcënimeve të Palevskit ndaj tij dhe familjes së tij.
 
Manev theksoi se ata menduan se duhet të rrëmbejnë një grua të moshës 38-40 vjeç dhe se janë përpjekur ta ndryshojnë mendjen e Palevskit pasi kanë parë se kanë rrëmbyer një fëmijë. Ai po ashtu tha se për rrëmbimet u janë premtuar nga 150 mijë euro.
 
Manev gjithashtu tregoi se gjatë marrjes në pyetje i ishte nënshtruar torturës, për të cilën tha se kishte prova.
 
Më pas prokuroria ka propozuar leximin e deklaratës së dhënë në prokurori, për shkak të dallimeve me deklaratën e tij të dhënë në gjykatë.
 
Sipas njoftimit, pas marrjes në pyetje të Manevit, janë paraparë të dëshmojnë Bore Videvski, Vlatko Keshishev, Aleksandar Gjorçevski dhe në fund Palevski.