Maqedoni

Zagreb, njëri prej pacientëve nga zjarri në Koçan në gjendje të rëndë

19.03.2025 10:13

Njëri prej të lënduarve nga zjarri në Koçan që gjendet në mjekim në Zagreb është në gjendje të rëndë shëndetësore...

Njëri prej të lënduarve nga zjarri në Koçan që gjendet në mjekim në Zagreb është në gjendje të rëndë shëndetësore. Dy djem që kanë plagë të rënda nga zjarri në Koçan, herët në mëngjes në orën 3 janë dërguar në Klinikën për traumatologji pranë qendrës spitalore “Sestri na milosta” ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë me djegje në mushkëri, kumtuan nga Klinika në Zagreb.
 
“I mituri ka të djegura më të lehta prej 10% pa lëndime gjatë frymëmarrjes dhe tani për tani nuk ka nevojë për mjekim intensiv, ndërsa burri tjetër gjithashtu ka të djegura prej 10-15%, por ka edhe lëndime gjatë frymëmarrjes që kërkon masë intensive për mjekim”, tha Tihana Magdiq Turkoviq.