Botë

BE i ka kërkuar Izraelit t’i japë fund operacioneve të fundit ushtarake në Gazë

19.03.2025 10:29

BE shpreh keqardhje për prishjen e armëpushimit në Gazë dhe vdekjet e civilëve, përfshirë fëmijë, në sulmet ajrore izraelite...

Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për prishjen e armëpushimit në Gazë dhe vdekjet e civilëve, përfshirë fëmijë, në sulmet ajrore izraelite”, thanë në një deklaratë të përbashkët shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas dhe komisionarët Dubravka Suica dhe Hadja Lahbib.

Bashkimi Evropian i bën thirrje Izraelit të përfundojë operacionet e tij ushtarake dhe përsërit thirrjen ndaj Hamasit që të lirojë menjëherë të gjithë pengjet”, thuhet në deklaratë. “BE i kërkon gjithashtu Izraelit të ushtrojë përmbajtje dhe të lejojë hyrjen e papenguar të ndihmës humanitare dhe të energjisë elektrike në Gazë”