Maqedoni
12 pacientë mbrëmë u transferuan jashtë vendit
19.03.2025 11:07
Gjithsej 12 pacientë mbrëmë vonë janë transferuar për trajtim në tri shtete evropiane – Belgjikë, Holandë dhe Greqi...

Gjithsej 12 pacientë mbrëmë vonë janë transferuar për trajtim në tri shtete evropiane – Belgjikë, Holandë dhe Greqi.
Katër prej pacientëve u transferuan për trajtim në Belgjikë, katër në Holandë dhe katër në Greqi. Katër të lënduarit janë transferuar në Belgjikë me aeroplan special të Forcave të Armatosura të Rumanisë, i cili njëkohësisht ka transportuar katër persona të tjerë të lënduar nga zjarri për trajtim në Holandë.
Gjatë natës edhe katër pacientë të tjerë janë transferuar nga aeroporti i Shkupit në Greqi për mjekim me një avion të Forcave Ajrore Greke. Avioni ushtarak grek ka fluturuar nga Athina për në Shkup rreth orës 22:30 dhe transporti ka përfunduar pas orës 2 të mëngjesit.
Të plagosurit janë shtruar në dy spitale ushtarake në Athinë. Numri i të plagosurve nga zjarri që po trajtohen në Greqi ka shkuar në 12 pesë prej tyre janë shtruar në spital në Selanik dhe shtatë në Athinë.
