Maqedoni
Vdekja e Vedat Ademit në spitalin e Kumanovës, Taravari: Nëse ka lëshime, pason përgjegjësia
19.03.2025 11:30
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari komentoi edhe rastin e pacientit 31-vjeçar Vedat Ademi...

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari komentoi edhe rastin e pacientit 31-vjeçar Vedat Ademi i cili humbi jetën nga alergjia prej analgjetikëve në Spitalin e Kumnaovës. Në qoftë se ka lëshim ose gabim mjekësor, patjetër do të ketë përgjegjësi theksoi Taravari.
“Sot veç më nënshkrova dy vendime një për Inspektoratin sanitar që të shkojë dhe veç më janë atje dhe dy për Komisionin profesional që për një orë duhet të jetë në Kumanovë për ti pa të gjitha faktet dhe argumentet rreth ngjarjes.”, u shpreh për TVM2 ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.
