Botë

65-vjetori i themelimit, KE: Përgjegjësi e jona të promovojmë paqen

09.05.2015 13:52

Këshilli Europian përkujton sot 65-vjetorin e krijimit të “Evropës së bashkuar nga hiri i Luftës së Dytë Botërore”...

Këshilli Europian përkujton sot 65-vjetorin e krijimit të “Evropës së bashkuar nga hiri i Luftës së Dytë Botërore”
 
Anëtarët e Këshillit Europian shprehen se është përgjegjësi e BE-së të promovojë paqen, lirinë, demokracinë, solidaritetin dhe prosperitetin, në Europë dhe më gjerë. 
 
“Të bashkuar në Bashkimin Europian, duke e parë ndryshueshmërinë si forcën tonë, ne do të vijojmë me detyrën tonë”, thuhet në deklaratën e Këshillit Europian.
 
9 maj 2015 shënon dhe 65-vjetorin e krijimit të këtij institucioni, pesë vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
 
Ajo u mbështet mbi deklaratën e Schumanit se thyerja e rrethit të dhunës dhe hakmarrjes do të ndërtonte shoqëritë në siguri dhe prosperitet.
 
“Vetëm e bashkuar Europa mund të ruajë paqen. Dhe ky ishte fillimi i procesit të integrimit europian”, vijon deklarata.